Zbulohet data, ja kur do të luhet “El Clasico” e parë e këtij viti?

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 10:56
Zbulohet data, ja kur do të luhet “El Clasico” e parë e këtij viti?

Përballja Real Madrid-Barcelona është pa dyshim ndeshja futbollistike që ngjall interesimin më të madh në botë. Dy ekipe nga më të mirat në botë do të përballen në fillim të këtij viti, madje do të jetë edhe një trofe në lojë. Bëhet fjalë për Superkupën e Spanjës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite, shkruan "Kosova Sot Online ".

Të dyja këto ekipe siguruan finalen e Superkupës spanjolle pasi fituan në penallti ndaj Valencias, respektivisht Real Betisit.

Të dielën me fillim nga ora 20:00, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në “King Fahd International Stadium” të Riyadh. Ndeshja e fundit e zhvilluar mes tyre përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 3:1, në kuadër të La Ligas.

(Kosova Sot Online )