E ardhmja e Dele Allit në Tottenham, e paqartë

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 21:46
E ardhmja e Dele Allit në Tottenham, e paqartë

Lëndimi i Manuel Neuer ka alarmuar Bayernin për tu përforcuar në afatin kalimtar të janarit, transmeton 'Kosova Sot Online '.

Kapiteni i bavarezëve u lëndua duke skijuar dhe ka humbur sezonin, derisa Bayerni është duke kërkuar ta transferojë një portier të ri. Ka qenë trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann që ka konfirmuar se janë në kërkim të një portieri.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi nevojë për një portier tjetër, por situata në tregun e transferimeve është komplekse, sepse ka edhe klube të tjerë që kërkojnë për këtë pozicion”.

“Por nëse dëmtohet edhe Ulreich situata do të komplikohej akoma më shumë, sepse pas tij kemi vetëm djem të rinj në këtë pozicion”, tha Nagelsmann.

Tutje Nagelsmann ka folur edhe për fazën përgatitore, derisa kampionati gjerman rifillon më 20 janar.

“Djem që nuk kanë luajtur asnjë minutë në futbollin profesionist dhe ne në pjesën e dytë të sezonit luajmë gjithçka. Për mua është mirë që të merret një vendim, sido që të jetë ai”, ka thënë mes të tjerash trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Portieri zviceran, Yann Sommer është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Neuerin dhe marrëveshja mes klubeve është shumë afër.  

(Kosova Sot Online )