Napoli mposht Juventusin

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 22:50
Napoli mposht Juventusin

Napoli e ka deklasuar me rezultat 5-1 skuadrën e vendit të dytë në tabelë, Juventus për ta betonuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani gjeti golin në këtë derbi derisa luajti 90 minuta lojë. Osimhen (14’, 65’), Kvaratskhelia (39’) , Rrahmani (55’) dhe Elmas (72’) shënuan golat për Napolin. Goli i vetëm për Juventus u shënua nga Di Maria (42’)

Napoli ka arritur fitore të madhe në derbin e xhiros së 18-të në Itali duke e mposhtur me rezultat të thellë vendin e dytë, Juventusin 5-1.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 14-të pas goditjes së Khvicha Kvaratskhelias e ku nga topi i kthyer përfitoi Osimhen për ta shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Juventus do të reagonte për ta barazuar rezultatin me anë të Di Marias në minutën e 22-të, por që topi goditi shtyllën. Di Maria e shfrytëzoi mirë një gabim të Rrahmanit për ta bërë këtë goditje.

Por, Napoli vazhdonte me posedimin dhe krijimin e shansave. Osimhen përfitoi mirë nga gabimi i mbrojtjes së Juventusit për të pasuar një top për Khvicha Kvaratskhelia i cili shënoi golin e dytë në këtë takim në minutën e 39-të.

Tre minuta më vonë, Juventus do të përfitonte nga një gabim i Kim në mbrojtje ku Milik pason të Di Maria i cili ngushton epërsinë.

Rezultati i pjesës së parë ishte 2-1.

Në pjesën e dytë Napoli ishte shumë më i mirë dhe shënuan edhe tre gola.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u shërbye mirë nga Khvicha Kvaratskhelia për të shënuar golin e tretë në këtë ndeshje në minutën e 55-të të ndeshjes.

Khvicha Kvaratskhelia do të ishte në skenë edhe 10 minuta më vonë.

Përsëri me një asistim dhe kësaj radhe për Osimhen. Gjeorgjiani bëri një krosim të mirë në zonë për nigerianin që shënoi për rezultat 4-1.

Por, skuadra e Rrahmanit nuk u ndal me kaq.

Radha ishte e shqiptarit tjetër nga Maqedonia e Veriut, Elijf Elmas që shënoi golin e pestë në këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)