Araujo lavdëron Barcelonën

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 17:09
Araujo lavdëron Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka thënë se fitorja e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit është fillimi i një epoke të re për Blaugranan

Barcelona fitoi bindshëm nga Real Madridi për ta fituar Superkupën e Spanjës, duke mposhtur rivalin e tyre historik me rezultat 3-1. Ky është trofeu i parë i Barçës pas dy viteve, që arrihet me një skuadër të re dhe energjike që bëri që ata ta marrin trofeun e parë këtë vit. Araujo thotë se ky është i pari por do të këtë edhe më shumë të tjerë.

“Ne kemi punuar shumë mirë”, tha Araujo. “Skuadra është e bashkuar, tamam e bashkuar, ne jemi si një familje. Është shumë mirë për shkak se ky është fillimi i një epoke të re”.

“Jam shumë i lumtur. Qava nga lumturia për shkak se jam këtu pas një kohe të gjatë të lëndimeve, duke munguar edhe në Botëror. Ky titull është një shpërblim i madh për familjen time, për mjekët. Kjo javë ishte e vështirë për shkak se ideja ishte të jem titullar hap pas hapi, por skuadra ka nevojë për ne”.

(Kosova Sot Online)