BBC kërkon falje për skandalin me audio pornografike gjatë transmetimit të ndeshjes Wolves-Liverpool

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 08:24
BBC kërkon falje për skandalin me  audio pornografike gjatë transmetimit të ndeshjes Wolves-Liverpool

BBC ka kërkuar falje pas disa zërave me brohorima erotike që janë shfaqur drejtpërdrejtë në televizion gjatë një ndeshje të FA Cup, raporton "Kosova Sot Online ".

Klithje kënaqësie janë dëgjuar derisa Gary Lineker prezantonte ndeshjen e dytë të rrethit të tretë në mes të Wolves dhe Liverpool gjatë të martës. Një analist i futbollit më vonë postoi një fotografi të një telefoni në të cilën ai shkruante “i ngjitur poshtë setit të komentimit”.

“Ne i kërkojmë falje shikuesve të cilët janë ndier të ofenduar gjatë këtij mbulimi të drejtpërdrejt të kësaj ndeshje”, ka thënë BBC.

Zëdhënësi i BBC tha se ata do ta hetojnë rastin.

Lineker u përpoq që bënte humor me incidentin derisa ai prezantonte programin në studio që është brenda stadiumit Molineux të Wolverhamptonit bashkë me Paul Ince dhe Danny Murphy.

“Dikush po i dërgon dikujt diçka në telefon, mendoj”m tha ai derisa lidhej në komentim me ish sulmuesin e Anglisë dhe Newcastle, Alan Shearer.

“Nuk e di nëse e keni dëgjuar këtë në shtëpi”, tha tutje ai.

“Eh, po ne e gjetëm këtë gjë në pjesën e pasme të setit të komentimit”, shkroi tutje ai derisa kishte vënë në foto një telefon mobil me tri emotikone duke buzëqeshur.

Reagimet pas kësaj ishin të ndryshme, duke filluar më gazetarin e Goal i cili shkruan mbulon lajmet për Liverpoolin. Ai shkroi se mbulimi i BBC duket “paksa i gjallë”.

Kjo nuk ka shkuar pa u komentuar as nga fansat e Arsenalit të cilët në një status në twitter cicëruan: Ju lutem a jeni duke shikuar komentimin direkt të BBC.

(Kosova Sot Online )