Ky klub nënshkruan me Sommer

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 17:01
Ky klub nënshkruan me Sommer

Bayern Munchen ka bërë nënshkrimin e madh. Skuadra gjermane ka arritur marrëveshje me Borusia Monchengladbach për portierin Yan Sommer.

Portieri 34-vjeçar do të jetë zëvëndësues i Manuel Neuer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” që pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë.

Sommer aktualisht ndodhet në klinikën e bavarezëve ku po i nënshtrohet testeve mjekësore.

Sommer e lë Monchengladbachin pas plot 8 vitesh e gjysmë.

(Kosova Sot Online)