Kush po e do Zainolon

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 17:36
Kush po e do Zainolon

Disa raporte në Itali thonë se Arsenali është vënë në alarm për mundësinë e transferimit të Nicolo Zaniolo në janar

La Repubblica dhe Il Corriere della Sera shkruan që Topçinjtë dëshirojnë ta sjellin Zaniolon në Londër gjatë afatit të dimrit.

Shkrimi i Corriere della Sera që është shkruar nga eksperti i transfereve, i njohur Gianluca Di Marzio,  thotë se Roma e vlerëson Zaniolon në mes të 30-40 milionë euro.

Italiani ka kontratë që skadon në qershor të vitit 2024 dhe bisedat për një zgjatje të mundshme të kontratës ende nuk kanë filluar.

Agjenti i tij, Claudio Vigorelli ka dhënë disa informacione në fund të dhjetorit duke shtuar se ai do të kërkojë pagë për të në linjë me vlerën e transferit gjatë verës.

Zaniolo është fishkëllyar nga tifozët e tij gjatë ndeshjes kundër Genoas në Kupën e Italisë ku ata fituan 1-0 javën e kaluar por ai u mbrojt nga Mourinho pas ndeshjes. Zaniolo (23) ka shënuar dy gola në 17 paraqitje këtë sezon.

Ai ka debutuar për skuadrën seniore më 2019 dhe ka shënuar dy gola në 11 paraqitje me Azzurri. 

(Kosova Sot Online)