Guardiola shpjegon arsyen pse De Bruyne mungoi në stërvitje të City

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 14:34
Guardiola shpjegon arsyen pse De Bruyne mungoi në stërvitje të City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka hequr dilemat në lidhje me mungesën e Kevin De Bruyne derisa ka dhënë edhe një mendim në lidhje me lëndimet e Ruben Dias dhe John Stones, përcjell "Kosova Sot Online".

De Bruyne mungoi në sesionin stërvitor të martën para ndeshjes në kuadër të Premier Ligës kundër Tottenham të enjten, por Guardiola shpjegoi që mesfushori mungoi shkaku i “një problemi personal” dhe jo shkaku i një lëndimi. Në anën tjetër, mbrojtësi Dias ishte jashtë shkaku i një lëndimi në kofshë prej Botërorit, kurse partneri i tij Stones ishte jashtë në dy ndeshjet e fundit.

Duke folur në konferencë për shtyp në lidhje me këtë ndeshje kruciale në Etihad, Guardiola dha disa përgjigje.

“Ai (De Bruyne) kishte një problem personal dhe nuk është stërvitur të martën. Sot, ai është kthyer”, tha ai.

“Ata (Stones dhe Dias) janë kthyer. Në dy stërvitjet e fundit ata kanë stërvitur mirë dhe janë në garë për të qenë titullar. Ne do të stërvitim edhe snte në mbrëmje. Do të shohim mënyrën si do të luajmë dhe kush do të luajë”.

Pas mposhtjes në derbin e Manchesterit, vizita e Spurs është një ndeshje që duhet të fitohet gjithsesi nga futbollistët e Guardiolas. Citizens janë tetë pikë poshtë Arsenalit që janë lider në krye të tabelës dhe asnjë gjë tjetër pos fitores nuk kërkohet në këtë fazë të sezonit. Pasi që kjo treshe është kthyer është një lajm i madh.

Përpos këtij takimi me Tottenham City do të luan prapë në shtëpi para fillimit të shkurtit luan kundër Wolves të dielën.

(Kosova Sot Online )