Faza finale e Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Rahovec

  • S.A /
  • 24 January 2023 - 13:24
Faza finale e Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Rahovec

Sipas vendimit të Federates, faza finale e Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Rahovec.Këtë vendim e ka marrë sot Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Më saktësisht, u vendos që Final 8 i Kupës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt dhe këtë organizim do ta bëjë klubi i basketbollit Rahoveci.

Gjithashtu, Bordi i FBK-së njofton se ndër vendimet e marra është që të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar dhe pa simbole dalluese.

FBK-ja ndër të tjera e miratoi Raportin e Punës të FBK-së për vitin 2022, e miratoi Planin e Veprimit për vitin 2023, e miratoi Planin e Marketingut dhe Komunikimit 2023, e miratoi Planin Financiar për vitin 2023, vendosi që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 22 mars 2023 në Prishtinë dhe i miratoi Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës 2022/23.

(Kosova sot Online )