Ylli i Premierligës gjobitet rëndë

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 16:57
Ylli i Premierligës gjobitet rëndë

Mesfushori i Newcastle United, Joelinton i është përjashtuar patentë shoferi dhe është gjobitur me afër 33 mijë euro pasi pranoi se kishte vozitur në gjendje të dehur.

Policia arrestoi lojtarin brazilian duke vozitur një Mercedes G-Wagen me targa 2022 në Ponteland Road, Newcastle, në orët e para të mëngjesit të 12 janarit.

Një test frymëmarrjeje tregoi se 26-vjeçari kishte 43 mikrogramë alkool për 100 ml frymëmarrje, mbi kufirin ligjor prej 35.

Në Gjykatën e Newcastle, gjykatësi i qarkut, Paul Currer, i dha atij një ndalim 12-mujor vozitjeje.

Kjo do të reduktohet në nëntë muaj nëse Joelinton përfundon një kurs rehabilitimi.

(Kosova Sot Online)