Guardiola: Ja pse Barcelona është klubi im i zemrës

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 18:16
Guardiola: Ja pse Barcelona është klubi im i zemrës

Pep Guardiola ka folur pak edhe për Barcelonën në konferencën e tij për shtyp.

Ai tha se nëse do të ishte ndihmës-trajner dhe Barcelona do ta thirrte, do të shkonte

“Kur Arteta ishte asistenti im në City, ai i festoi çmendurisht të gjithë golat, përveç atyre kundër Arsenalit. Ai e donte Arsenalin. Është si marrëdhënia ime me Barçën. Nëse do të isha ndihmës trajner dhe Barça më thërriste, do të shkoja, është klubi im”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll drejtoi Barcelonën për katër vite, duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm dhe duke u bërë njëri nga trajnerët më të mirë në histori.

(Kosova Sot Online)