
Lexoni edhe:
Real Madridi e eliminon Atleticon 3:1 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit
Me një fitore të thellë 3:1, Tenisti grek, Stefanos Tsitsipas ka arritur të kualifikohet në finale të Grand Slamit të Australisë, Australian Open, duke triumfouar ndaj tenistit rus, Khachanov, dhe duke u rikthyer në avantazh pasi e humbi setin e parë, transmeton "Kosova Sot Online".
Tsitsipas, që është i treti në renditjen botërore e humbi setin e parë në tie-break 7:6.
Megjithatë, meçi më pas mori rrjedhë tjetër, me Tsitsipas që u këndell për të fituar tre setet vijuese (6:4,7:6 dhe 6:3). Në finale, Tsitsipas do ta pres fituesin e duelit mes Djokovic dhe Paul që nis pas një ore.
(Kosova Sot Online )