Real Madridi e eliminon Atleticon 3:1 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

  • S.A /
  • 27 January 2023 - 08:25
Real Madridi e eliminon Atleticon 3:1 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Ekipi i Real Madridi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me fitoren thellë 3:1 kundër Atletico Madridit, shkruan "Kosova Sot Online".

“Los Blancos” mposhtën  3:1 Atletico Madridin, në një ndeshje ku u nevojitën 120 minuta lojë për ta përcaktuar fituesin. Alvaro Morata kaloi Atletico Madridin në epërsi në minutën e 19-të, pasi finalizoi një aksion të jashtëzakonshëm. Më pas, ndeshja ishte e qetë sa i përket golave dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve.

 Një magji e Rodrygos në minutën e 79-të bëri që shifrat të barazoheshin. Braziliani dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e Atleticos, për ta mundur në fund edhe portierin Jan Oblak. Në vazhdime, në minutën e 104-të Real Madridi realizoi nëpërmjet Karim Benzemas. Krejt në përfundim të ndeshjes, Vinicius realizoi për 3:1. 

(Kosova Sot Online )