Bllokohen bastet për rënien e Juventusit në Serie B

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 13:25
Bllokohen bastet për rënien e Juventusit në Serie B

Drejtësia sportive që ka vepruar mbi klubin e Juventusit, ka frikësuar edhe kompanitë e basteve.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, që nga Snai, Goldbet, Planet Win dhe të tjerët kanë zhdukur bastin që Juventusi mund të bjerë nga kategoria.

Nëse dikush do të dëshironte ta vendoste tani, kjo nuk do të ishte e mundur pasi nuk ekziston më si mundësi.

Ndërsa ata që e kanë vendosur përpara se të merrej ky vendim, basti është i vlefshëm.

(Kosova Sot Online)