Zaniolo e refuzon klubin anglez

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 19:14
Zaniolo e refuzon klubin anglez

Nicolo Zaniolo raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Bournemouthit.

Klubi që po “lufton” për mbijetesë në Premierligë ishte i vetmi që ofrojë aq sa ia kishte caktuar Roma italianit; 35 milionë euro.Megjithatë, sipas “Tuttomercatoweb”, agjenti i Zaniolos, Claudio Vigorelli, u takua me përfaqësuesit e Bournemouthi sot në Itali dhe dëgjoi ofertën, të cilën thuhet se e ka refuzuar duke pohuar edhe se “nuk janë të interesuar për të vazhduar bisedimet”.

Kjo e ka bërë tashmë të ardhmen e sulmuesit edhe më të paqartë, pasi klubi tjetër i interesuar p interesuar për shërbimet e tij, Milani, u tërhoq nga negociatat sepse nuk është i gatshëm për të ofruar 35 milionë euro.


Tottenham Hotspur tani mund të shihet si një opsion i vetëm, por nuk ka diçka konkrete as rreth kësaj.

Zaniolo me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

23-vjeçari nuk është i interesuar për të rinovuar kontratën me romakët, teksa dëshira e tij vazhdon të jetë që të largohet këtë muaj nga “Olimpico


(Kosova Sot Online)