Kush i ka bërë ofertë më të mirë Skriniarit?

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 20:54
Kush i ka bërë ofertë më të mirë Skriniarit?

Një klub nga Anglia raportohet se ka shprehur interesim për Milan Skriniarin, i cili po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini.

Qendërmbrojtësi sllovak pritet të largohet nga Interi në verë si futbollist i lirë, kur edhe do t’i skadojë kontrata e tij 

Skriniar është i lidhur ngushtë me një kalim te Paris Saint-Germaini, me klubin francez që e kishte kërkuar lojtarin edhe në verën e kaluar.

Por, sipas “FootMercato”, tani për 27-vjeçarin garës i është bashkuar edhe një klub nga Anglia, emri i të cilit nuk u zbulua.

Sipas mediumit francez, ky klub i ka ofruar kushte më të mira ish-mbrojtësit të Sampdorias, megjithëse detajet nuk u zbuluan.

Chelsea dhe Arsenali spekulohet se janë klubet angleze të interesuara për Skriniarin.


(Kosova Sot Online)