Vazhdojnë përplasjet mes liderëve në futboll, Real Madridi injoron akuzat e Atleticos për referimin në derbi

  • S.A /
  • 28 January 2023 - 16:31
Vazhdojnë përplasjet mes liderëve në futboll,  Real Madridi injoron akuzat e Atleticos për referimin në derbi

Real Madridi ka mbajtur një qëndrim absolut indiferent ndaj fjalëve të Gil Marin, në të cilat drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit ka vënë në pikëpyetje referimin në derbin e Madridit të enjten, përcjell "Kosova Sot Online ".

Diego Simeone shprehu zhgënjimet e tij pas ndeshjes dhe Gil Marin i shtoi më vonë disa fjalë deklaratës së trajnerit. Por, Real Madridi nuk dëshiron të përfshihet, duke preferuar të vazhdojë rrugën e tyre dhe të vazhdojë ta konsiderojë Atleticon si një rival tjetër, një nga të paktët me të cilët marrëdhëniet janë të ftohta dhe të largëta.

Strategjia e Los Blancos është të mos kërkojë justifikime dhe aq më pak të hyjë në luftë me askënd, diçka që nuk ka për të ndodhur. Komentet nuk do të harrohen, por nuk do të ketë asnjë reagim nga mbretërit. Nuk ka shkak dhe pasojë. Të paktën kështu mendojnë në Valdebebas. Marrëdhëniet jashtë protokollit ishin në një vakum të plotë që nga sezoni i kaluar dhe kështu do të vazhdojnë.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se fjalët e Gil Marin flasin për mbulimin e tepruar mediatik të mbrojtjes së një lojtari (Vinicius, megjithëse nuk e përmend atë), me gjithçka që ndodhi ditën e lojës, duke përfshirë figurën që ishte varur nga në një urë. 

(Kosova Sot Online )