Lukaku i dashuruar me Interin, pranon ulje page vetëm mos të kthehet tek Chelsea

  • E.K /
  • 28 January 2023 - 15:51
Lukaku i dashuruar me Interin, pranon ulje page vetëm mos të kthehet tek Chelsea

Romeu Lukaku si duket është dashuruar me klubin e Interit.

Sulmuesi belg është gati të bëjë një ulje page për të shmangur rikthimin në Chelsea në verë, raporton Tuttosport.

Lukaku u rikthye te Interi nëformë huazimi verën e kaluar dhe Nerazzurrët do të vendosin nëse do ta mbajnë atë për një sezon më shumë në varësi të paraqitjeve të tij në pjesën e dytë të sezonit.

Reprezentuesi belg është i interesuar të qëndrojë në Inter në sezonin 2023-2024, duke shmangur një rikthim në Stamford Bridge dhe sipas Tuttosport, ai është gati të marrë një ulje page për të qëndruar atje.

Nerazzurrët kanë zhvilluar bisedime me agjentin e tij së fundmi dhe janë të sigurt për finalizimin e marrëveshjes pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit, duke zgjatur qëndrimin e mesfushorit në klub përtej 2024.

(Kosova Sot Online)