Futbollisti brazilian Dani Alves flet nga burgu, tregon se cilin vendim do ta pronon në verdiktin final

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 13:22
Futbollisti brazilian Dani Alves flet nga burgu, tregon se cilin vendim do ta pronon në verdiktin final

Dani Alves është duke qëndruar i mbyllur që nga 20 janari në burgun Brians 2 në Sant Esteve Sesrovires.

Ish-futbollisti i Barcelonës akuzohet se e përdhunoi një femër 23 vjeçare në natën e 30 dhjetorit, përcjell "Kosova Sot Online". 

Përfaqësuesi i deritashëm brazilian i ka dhënë deklaratat e para nga burgu, duke qenë në dispozicion ta pranojë çdo vendim që do të merret nga gjykata.

“Do ta pranoj çfarëdo që do të ndodhë. Kam dalë nga shtëpia ime kur isha 15 vjeç. Kam kaluar situata mjaft të vështira dhe të komplikuara në jetën time, do të kalojë edhe kjo. Asgjë nuk më zmbraps”, ka thënë ish-futbollisti i Juventusit, i cili ishte duke i kaluar vitet e fundit të karrierës.

Alves pritet t’i kalojë disa vite burg për përdhunim, ndërsa në dhomat e paraburgimit i ka dhënë disa versione të ngjarjes së asaj nate. 

(Kosova Sot Online )