Kjo është historia e rrugëtimi të vështirë të kosovarit Milaim Ramës për të arritur kulmin e futbollist profesionist

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 11:50
Kjo është historia e rrugëtimi të vështirë të kosovarit  Milaim Ramës për të arritur kulmin e futbollist profesionist

Historia e tij fillon me adoleshencen. Milaim Rama kishte shkuar në Zvicër nga Kosova si adoleshent.

Në vitin 1993, tashmë ish-futbollisti i njohur kosovar, e mori rrugën drejt kurbetit, ku do t’i bashkohej babait të tij, i cili kishte vite që jetonte në shtetin helvetik, ndërsa më pas rrugën e tij e ndoqi edhe familja, përcjell "Kosova Sot Online ". 46 vjeçari u rrit në fshatin Zhiti, në komunën e Vitisë. Në atë kohë, Rama e njihte vetëm futbollin e rrugës. “Nuk kam luajtur më parë futboll të madh”, theksoi ai në një intervistë dhënë emisionit “Fol Shqip Show”.

Fillimi i jetës në Zvicër nuk ishte i lehtë për të. Atij i duhej të ambientohej në një realitet të ri, në një kulturë dhe gjuhë të re. “Edhe unë kam vuajtur shumë në atë kohë dhe ishte e vështirë”, shton Rama. Por, vendosmëria dhe puna e tij bënë që t’i kalonte krejt sfidat. Rama ka luajtur në divizionin e pestë të Zvicrës, ndërsa hap pas hapi, ai i arriti majat dhe e mori një ftesë nga Kombëtarja e Zvicrës. Ai u bë lojtar i parë shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës, për t’u pasuar më pas nga dhjetëra të tjerë. Dhe, fati deshi që Rama ta zhvillonte ndeshjen e parë për Zvicrën pikërisht kundër Shqipërisë në Gjenevë. Dhe, Milaimi e kujton shumë mirë atë ditë. “Kam pasur emocione të jashtëzakonshme, sidomos kur këndohej himni kombëtar”, e kujton Rama lojën të cilën Zvicra e kishte fituar me rezultat 3:2. Sipas tij, nuk është vetëm talenti i mjaftueshëm, por shumë punë, përkushtim dhe disiplinë. Sipas tij, në Kosovë ka shumë talente, por që pakkush mund t’ia dalë.

Futbollisti i parë shqiptar në histori që luajti në një Kampionat Evropian shpreson që përmend përvojës së tij të mund t’i ndihmojë të rinjtë t’i arrijnë ëndrrat e tyre.

(Kosova Sot Online )