Zaniolo ‘tradhtohet’ nga klubi

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 20:38
Zaniolo ‘tradhtohet’ nga klubi

Nicolo Zaniolo është jashtë projektit teknik të Romës me palët që nisën krisjen e raportit në momentin që lojtari nuk pranoi rinovimin e kontratës me verdhekuqtë.

Tashmë, marrëdhënia klub-lojtar mund të konsiderohet totalisht e përfunduar, me Zaniolon që është larguar dhe është në pritje të destinacionit të radhës.

Por, koha është kundër italianit me merkaton që mbyllet në orët e ardhshme.

Së fundmi, është zbuluar edhe një tratativë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

Për Zaniolon kishte një interes të lartë nga Bournemouth në Premier League, me klubin anglez që ishte i gatshëm të kënaqte interesat ekonomike të Romës.

Edhe vetë Zaniolo e pranoi ofertën nga Bournemouth dhe madje ishte gati të udhëtonte drejt Anglisë, por në fund gjithçka është stopuar si pasojë e ndërhyrjes së presidentit të klubit britanik.

Ky i fundit, vendosi se klubi ka shpenzuar shumë para në merkato dhe se nuk e përballon më një tjetër investim.

Në këtë pikë, e ardhmja e Zaniolos është në “ajër” pasi në horizont nuk ka asnjë pretendent serioz.

(Kosova Sot Online)