Dani Alves po bën gjithçka për ta nxjerr veten nga burgu në liri

  • S.A /
  • 02 February 2023 - 09:49
Dani Alves  po  bën gjithçka për ta nxjerr veten nga burgu në liri

Futbollisti Dani Alves është aktualisht në një burg të Barcelonës ku është ndaluar për shkak se akuzohet nga një vajzë 23-vjeçare. Kjo e fundit pretendon se është sulmuar seksualisht dhe fizikisht nga braziliani, me autoritet që e kanë ndaluar mbrojtësin derisa akuzat të konfirmohen ose të hidhen poshtë, përcjell "Kosova Sot Online".

Megjithatë, avokatët e Dani Alves po këmbëngulin gjithnjë e më shumë për lirimin me kusht të lojtarit teksa vetë 39-vjeçari është shprehur i gatshëm të dorëzojë pasaporten tek autoritetet dhe madje të përdorë një gjurmues që tregon në çdo kohë vendndodhjen e tij, transmeton tch.

Kjo pasi autoritetet duke njohur mundësitë ekonomike të Dani Alves i druhen faktit se braziliani mund të arratiset dhe të largohet jashtë Europe, aty ku më pas do të vështirësohej ndjeshëm mundësia për ta vendosur para drejtësisë në rast se provohej akuza.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do të vendosin autoritetet në lidhje me lirimin me kusht të Alves, që pasi pranoi të dorëzojë pasaportën dhe të vendosë gjurmuesin, mund të marrë “dritë jeshile” për të dalë nga burgu.

(Kosova Sot Online )