
Mason Greenwood lirohet

Mason Greenwood sot iu hoqën të gjitha akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër tij.
Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi policia hyri në rezidencën e tij.
Greenwood do të dilte në gjyq në nëntor si i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulm.
Prokuroria sot konfirmoi se i kishte hequr të gjitha akuzat kundër tij.
Veprat e supozuara kishin të bënin me një grua dhe u tha se kishin ndodhur midis 1 nëntorit 2018 dhe 15 tetorit 2022.
Ai u akuzua gjithashtu për tentativë për përdhunim të gruas më 21 tetor 2021 dhe dyshohet se e kishte sulmuar atë midis 12 dhjetorit 2021 dhe 31 dhjetorit 2021.
Futbollisti fillimisht u la në paraburgim pasi u akuzua nga policia më 15 tetor.
Por një gjykatës e liroi atë me kusht që të mos kontaktojë me dëshmitarët, përfshirë ankuesin, dhe të banojë në një adresë në Bowdon.
Ai u pezullua nga Utd , por prapë mori pagën e tij prej 75,000 funta në javë.
Greenwood u hoq nga FIFA 22 dhe u hoq nga sponsorët Nike pas akuzave.
Të gjitha gjësendet që mbanin emrin e numrin 11 u hoqën nga faqja zyrtare e Utd dhe shokët e skuadrës nuk e ndiqnin atë në Instagram.
Greenwood luajti për herë të fundit për Djajtë e Kuq më 22 janar të vitit të kaluar, kur skuadra mundi West Hamin 1-0.
Lojtari iu bashkua klubit në moshën gjashtë vjeçare dhe arriti të fitonte një vend të rregullt në ekipin e parë.
Në vitin 2019, ai u bë futbollisti më i ri që luajti për United në Ligën e Kampionëve kur doli në fushë në moshën 17-vjeçare.
Greenwood ka bërë gjithsej 129 paraqitje për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar 35 gola.
(Kosova Sot Online)