Ky ish futbollist i Premierligës i gjallë nën rrënoja në Turqi

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 14:26
Ky ish futbollist i Premierligës i gjallë  nën rrënoja në Turqi

Christian Atsu ishte me fat sot pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Turqinë. Ish-futbollisti i Newcastle United në Premierligë kishte përfunduar nën rrënoja sot. Por, mediat turke raportojnë se futbollisti i Hatayspor u gjet i gjallë nga ekipet e shpëtimit derisa kishte përfunduar nën rrënojat e objektiv, përcjell "Kosova Sot Online ".

Qindra njerëz e humbën jetën dhe mijëra objekte u shkatërruan nga tërmeti i frikshëm që e goditi Turqinë në orët e hershme të ditës së sotme.

Në mesin e tyre edhe përfaqësuesin ganez, i cili për fatin e tij të mirë, i shpëtoi kësaj sprove.

(Kosova Sot Online )