Zbulohen detajet e kontratës së fshehtë të Mancinit me Manchester Cityn

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 16:00
Zbulohen  detajet e kontratës së fshehtë të Mancinit me Manchester Cityn

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thuhet se kishte një marrëveshje të fshehtë me Manchester Cityn për të marrë dyfishin e pagës së tij të deklaruar gjatë periudhës së tij katërvjeçare në klub.Gazetari i Times, Martyn Ziegler detajon se si gjigantët anglezë janë akuzuar nga Liga Premier për mbi 100 shkelje të supozuara të rregullores financiare pas një hetimi katërvjeçar, me shkelje të ndryshme që datojnë që nga sezoni 2009-10, viti i parë i Mancinit në drejtimin e skuadrës, përcjell "Kosova Sot Online".

Manchester City është në rrezik të ndëshkimit të rëndë, duke filluar nga gjobat dhe zbritjet e pikëve deri te përjashtimi i mundshëm nga elita e futbollit anglez. “Nëse më gënjejnë, ditën tjetër nuk jam pjesë e tyre” – Guardiola me paralajmërim për Cityn.

Akuzat kundër Citizens përfshijnë marrëveshjen e tyre sekrete të pagave me Mancinin gjatë katër viteve të tij në klub nga 2009 deri në 2013.

Dokumentet e publikuara nga Der Spiegel thuhet se treguan se trajneri italian kishte një kontratë këshillimi me klubin me bazë në Abu Dabi, Al Jazira, i cili në heshtje e pagoi atë miliona gjatë periudhës katërvjeçare.

Kontrata e parë e Mancinit me Manchester City e pa atë të fitonte një pagë bazë prej dy milionë euro neto në sezon, por ai gjithashtu dyshohet se paguhej mbi milionë euro në vit nga Al Jazira, gjë që i kërkonte atij të ishte trajner në klub për katër ditë në vit.

Der Spiegel publikoi emaile që me sa duket tregonin se si kompania e Mancinit, Italy International Services, lëshonte fatura tremujore për Manchester Cityn, i cili më pas ia dërgoi paratë Abu Dabi United Group të pronarit të Cityt, Sheikh Mansour, i cili nga ana e tij ia kaloi Al Jaziras për të paguar trajnerin. I pyetur për kontratën me Al Jazira në të kaluarën, trajneri italian nuk pranoi të komentonte.

(Kosova Sot Online )