Usyk me mesazh për Bach

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 17:44
Usyk me mesazh për Bach

Boksieri i njohur, Oleksandr Usyk, i është drejtuar me një mesazh presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Boksieri ukrainas bëri thirrje që të mos lejohen sportistët nga Rusia të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Bach kishte deklaruar më herët se sportistët nga Rusia mund të marrin pjesë në këto gara.

Usyk, fitues i medalje së artë olimpike në vitin 2012, në mesazhin e tij përmendi faktin që Forcat e Armatosura Ruse po pushtojnë Ukrainën dhe po vrasin njerëz.

“I nderuar zoti Bach, dua t’ju drejtohem. Unë jam një atlet ukrainas; Kam fituar një medalje të artë olimpike në boks në 2012; Unë jam kampioni aktual i botës në peshën e rëndë dhe quhem Oleksandr Usyk. Ju dëshironi të lejoni atletët rusë të konkurrojnë në Lojërat Olimpike. Forcat e Armatosura Ruse pushtuan vendin tonë dhe vrasin civilë. Ushtria ruse po vret atletë dhe trajnerë ukrainas dhe po shkatërron terrenet sportive si dhe sallat sportive. Medaljet që atletët rusë do të fitojnë janë medalje gjaku, vdekjesh dhe lotësh. Më lejoni t’ju uroj të keni qiell të qetë mbi ju dhe të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur”, u shpreh Usyk.

(Kosova Sot Online)