Akuzat ndaj Manchester Cityt për financa të rreme është skandali më i madh në Ligën Premier

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 11:03
Akuzat ndaj Manchester Cityt për financa të rreme është skandali më i madh në Ligën Premier

Liga Premier i shpalli luftë Manchester Cityt të hënën, duke i akuzuar ata për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare. Në një deklaratë bombë që pretendonte skandalin më të madh në historinë e garës – që mund ta bënte Cityn t’i hiqeshin titujt apo edhe të binte nga kategoria – zyrtarët njoftuan se do të formohet një komisioni të pavarur për të marrë vendimin final, përcjell "Kosova Sot Online"

Në një ditë shokuese për ta, City u kundërpërgjigj me forcë, duke deklaruar se kishte ‘prova të pakundërshtueshme’ se nuk kishin bërë asgjë të keqe dhe se prisnin që çështja ‘të pushonte një herë e përgjithmonë’.

Mbledhjet urgjente të stafit janë mbajtur në stadiumin Etihad pasdite. Fjalë nga brenda Cityt është se ata ndjejnë se nuk kanë bërë asnjë shkelje dhe do të bëjnë gjithçka për të pastruar emrin e tyre.

Ekziston gjithashtu besimi se ata do të dalin triumfues, gjë që iu transmetua stafit të hënën.

Shumica e një sërë shkeljesh të supozuara të rregullave thuhet se kanë ndodhur midis viteve 2009 dhe 2018, një epokë vezulluese pas marrjes së klubit nën pronësi të personave nga Abu Dabi, që i pa ata të depërtojnë në elitë dhe të fitojnë titullin tri herë, së bashku me tre Kupa të Ligës dhe një FA Cup. Ka pretendime të tjera se ata refuzuan të bashkëpunonin me hetimin e Ligës Premier pasi u nis në 2018.

(Kosova Sot Online )