Manchester City e rrezikon përjashtimin nga Premierliga dhe heqjen e titujve të kampionit

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 12:22
Manchester City e rrezikon përjashtimin nga Premierliga dhe heqjen e titujve të kampionit

Manchester City gjendet në një situatë mjaft të palakmueshme. “Citizens” po akuzohen nga Premierliga për thyerjen e rregullave, respektivisht mosrespektimin e “fair-play” financiar. Në 9 vjetët e fundit, kampioni aktual anglez i ka thyer mbi 100 herë rregullat.Për këtë arsye, mediat britanike ia kanë kushtuar rastit të Cityt ballinat e sotme të tyre. “City akuzohet”, shkruan “Daily Mail”, përcjell “KOsova Sot Online ".

“City përballet me përjashtim”, shkruan “Daily Telegraph”.

Pra, alarmi i kuq është lëshuar për klubin e sheikëve arabë, të cilit mund t’i hiqen titujt e kampionit, të fituar në këtë periudhë, ndërsa e rrezikon edhe përjashtimin nga liga, në rast se vërtetohen mbi 50 për qind të akuzave. 

(Kosova Sot Online )