
Lexoni edhe:
Kjo është një pamje tepër rrëqethëse dhe e dhimbshme: Mes lotësh bashëshortja e portierit të Matayasporit thërret për ndihmë…
Amir Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Napoli. Futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje me napolitanët për vazhdimin e kontratës, përcjell "Kosova Sot Online". Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Mattino”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, për ta zyrtarizuar marrëveshjen duhet të pritet presidenti Aurelio De Laurentiis.
Ky i fundit nuk dëshiron ta shpërqendrojë momentin e shkëlqyeshëm të skuadrës dhe gjithçka do të zyrtarizohet kur të arrihet objektivi i ekipit.
Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, të cilin po e pret qe më shumë se tri dekada.
E për këtë arritje eventuale, merita të mëdha ka edhe futbollisti kosovar.
“Il Mattino” ndërkohë zbulon se rroga vjetore e Rrahmanit me kontratën e re do të rritet dhe do të shkojë deri në 2,5 milionë euro, shkruan “Kosova Sot Online ".
Në dy sezonet e fundit, 28 vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm në Napoli dhe për këtë merita të mëdha ka trajneri Luciano Spalletti, i cili i ka dhënë besim dhe motiv maksimal.
(Kosova Sot Online )