
Lexoni edhe:
Rrahmani zyrtarizon marrëveshje me Napolin për kontratën e re, kjo ësht rroga milionëshe vjetore e kapitenit kosovar
Futbollisti i kombëtares turke dhe Leicester, Çaglar Soyunçu ka shkruar në rrjetet sociale për ngjarjet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, për abuzimet dhe pëfitimet që grupe të caktuara pi i bjnë në kurriz të viktimave, shkruan "Kosova Sot Online" .
“Ne lexojmë dhe shohim se disa njerëz të pamoralshëm që nuk kanë asnjë kokërr humanizmi, po përpiqen të grabisin dhe të shesin batanije për pesëfishin e çmimit, ndërsa vendi është në zi dhe njerëzit ende përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nën rrënoja.
Ata nuk duhet të shkojnë të pandëshkuar, nuk duhet t’i lëmë të qetë”, shkroi Sojunçu.
Kujtojmë se Turqia, në afërsi të kufirit me Sirinë, u godit nga tërmete të forta që shkatërruan disa qytete dhe morën një numër të madh njerëzish.
(Kosova Sot Online )