Flet zëdhënësi i Hatayspor: Atsu i lënduar, drejtori sportiv ende nën rrënoja

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 15:40
Flet zëdhënësi i Hatayspor: Atsu i lënduar, drejtori sportiv ende nën rrënoja

Tërmeti i frikshëm që e goditi dje Turqinë e ka prekur edhe botën e futbollit. Futbollisti i Hatayspor, Christian Atsu u nxor nga gërmadhat pas 24 orësh qëndrimi nën rrënoja, shkruan “Kosova Sot Online".

Ndërkohë, zëdhënësi i klubit, Mustafa Ozat e ka dhënë një lajm të dhimbshëm.

“Christian Atsu u nxor i plagosur. Drejtori ynë sportiv, Taner Savud, fatkeqësisht është ende nën rrënoja. Hatay ka qenë mjaft e goditur, po shkojmë në fund të orëve më të rrezikshme”, deklaroi zëdhënësi i Hatayspor.

(Kosova Sot Online )