Ardian Kozniku për kontributin e artë të Qiro Bllazheviqit në futbollin profesionist: Ai është trajneri i krejt trajnerëve

  • S.A /
  • 08 February 2023 - 10:43
Ardian Kozniku për  kontributin e artë të Qiro Bllazheviqit në futbollin profesionist: Ai është trajneri i krejt trajnerëve

Ardian Kozniku është njëri prej ish-futbollistëve që e ka pasur mundësinë të punonte me legjendën kroate, Qiro Bllazheviq, shkruan "Kosova Sot Online" Trajneri kosovar në atë kohë po luante me sukses në ligën kroate dhe ishte ftuar nga selektori i asaj kohe i kësaj Kombëtareje për në Kampionatin Botëror 1998.

Dhe, Kroacia në atë rast e arriti suksesin më të madh duke e fituar medaljen e bronztë pasi përfundoi në vendin e tretë të Kupës së Botës, shkruan “Kosova Sot Online ".Kështu, Kozniku ishte bërë lojtari i parë nga Kosova që merr pjesë në një Botëror dhe që e fiton medaljen e garës më prestigjioze në botë të futbollit, ani pse nuk i ishte dhënë rasti të luante në atë Kupë të Botës.

Në një intervistë dhënë disa vite më parë, Kozniku e kishte quar në qiell trajnerin Bllazheviq, i cili njëherësh e pati një eksperiencë të shkëlqyeshme dhe të paharrueshme në Prishtinë, ku sot e asaj dite konsiderohet si një hero. “Qiro Bllazheviq është trajneri i krejt trajnerëve”, kishte thënë Kozniku për një medium kroat. Qiro Bllazheiq ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm pasi u prek nga sëmundja e rëndë e kancerit.

(Kosova Sot Online )