Legjenda e futbollit Qiro Bllazheviq kishte bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari

  • S.A /
  • 08 February 2023 - 13:11
Legjenda e futbollit Qiro Bllazheviq kishte bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari

Kosova i kishte mbetur në zemër trajnerit Mirosllav Qiro Bllazheviq edhe pas përfundimit të eksperiencës së tij tek FC Prishtina, shkruan "Kosova Sot Online".

Në vitet e 80-ta trajneri legjendar e kishte drejtuar me sukses klubin Bardhekaltër, të cilit ia kishte siguruar qëndrimin në ligën elitare të ish-Jugosllavisë. 

E Qiro nuk e kishte harruar vendin tonë edhe pasluftës, kur ishte i rrënuar totalisht.

Disa vite pasluftës, trajneri kroat, i cili ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, e kishte vizituar Kosovën.

Në vitin 2004, Bllazheviq ndër të tjera kishte bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Ai ishte i shoqëruar nga trajneri Ajet Shosholli, siç shihet edhe në fotografi, ndërsa prapa tyre gjendet i ndjeri, ish-futbollisti i njohur kosovar, Fadil Vokrri.

Bllazheviq u shua sot pas një betejë të ashpër me kancerin, i cili e kishte prekur që nga viti 2011.

(Kosova Sot Online )