Në janar iu refuzua oferta prej 100 milionë eurove, United do të tentoj transferimin e Osimhen në verë

  • S.A /
  • 10 February 2023 - 11:18
Në janar iu refuzua oferta prej 100 milionë eurove, United do të tentoj transferimin e Osimhen në verë

Victor Osimhen është padyshim lojtari kryesor i Napolit këtë sezon dhe lojtari që po e dërgon gjigantin italian drejt titullit kampion. Sulmuesi nigerian është duke shkëlqyer në Serie A që dy vite dhe Napoli asnjëherë nuk ka qenë i qetë shkaku i interesimit nga top klubet evropiane për të, përcjell "Kosova Sot Online".

Manchester United ka tentuar transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, por oferta e gjigantit anglez është refuzuar.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Sportmediaset’, Napoli ka marrë një ofertë tunduese nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për shifrën e 100 milionë eurove, e cila është refuzuar kategorikisht nga napolitanët. Por Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend të dorëzohen në këtë mision për t’i siguruar shërbimet e nigerianit. Klubi anglez pritet të bëjë një tjetër ofertë për Napolin edhe më të lartë në afatin kalimtar veror për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian. 24-vjeçari këtë sezon vetëm në Serie A në 17 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar katër asistime. 

(Kosova Sot Online )