Man United shënon fitore

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 17:08
Man United shënon fitore

Manchester United është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi sot në udhëtim kundër Leeds Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ellan Road” përfundoi me rezultatin 0:2.

“Djajtë e Kuq” të dy golat e fitores i shënuan derisa ndeshja po shkonte drejt fundit.

Marcus Rashford shënoi fillimisht në minutën e 80-të, e më pas edhe Alejandro Garnacho në të 85-tën.

Manchester United pas kësaj fitore 46 pikë dhe tani renditet në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më shumë se Manchester City, por “Qytetarët” ndeshjen e kësaj jave, kundër Aston Villas, nuk e kanë zhvilluar ende.

Leeds United ndodhet në pozitën e 17-të me 19 pikë. 

(Kosova Sot Online)