Derbi i qytetit të Liverpoolit

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 20:04
Derbi i qytetit të Liverpoolit

Sonte do të zhvillohet derbi i qytetit të Liverpoolit, mes skuadrës që mban këtë emër dhe Evertonit.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Anfield”

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të në Premierligë.

Liverpooli synon të këndellet sonte, pasi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit në kampionat, ku ka regjistruar tri humbje e një barazim.

“Të Kuqtë” pozicionohen në vendin e dhjetë në tabelë me 29 pikë.

Në anën tjetër, Evertoni hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale ndaj Arsenalit. “Toffees” janë në pozitën e 18-të me 18 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)