Përplasja verbale Lukaku-Barella: Lojtarët e Interit pajtohen me belgun

  • S.A /
  • 14 February 2023 - 14:24
Përplasja verbale Lukaku-Barella: Lojtarët e Interit pajtohen me belgun

Romelu Lukaku ishte i pakënaqur me veprimet e Nicolo Barellas në ndeshjen kundër Sampdorias dhe sipas Il Corriere dello Sport, shumica e lojtarëve të Interit pajtohen me sulmuesin. Dy yjet e Nerazzurrëve debatuan ashpër në pjesën e parë të një barazimi 0-0 kundër rivalit në Serie A të hënën mbrëma, përcjell "Kosova Sot Online ".

I huazuari i Chelseat madje ofendoi shokun e tij të skuadrës dhe i tha atij: “Mos e bëj më”.

Por, për çfarë po e akuzonte belgu, italianin? Sipas disa raportimeve në Itali, Lukaku ishte i pakënaqur me qëndrimin e Barellas, duke qenë se mesfushori italian shpesh e shpreh zhgënjimin e tij tek shokët e skuadrës në vend që t’i mbështesë ata, veçanërisht kur ata bëjnë gabime.

Është një problem që tashmë u shfaq në fillim të këtij sezoni, por dukej se ishte zhdukur përpara ndeshjeve të Interit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në fund të vitit 2022.

Siç theksohet nga Il Corriere dello Sport, Barella ka vazhduar të ankohet ndaj shokëve të tij gjatë ndeshjeve të fundit, duke çuar në reagimin e Lukakut. Mediumi italian shton më tej se shumica e lojtarëve të Interit janë në krah të anëtarit të Chelseat, por Simone Inzaghi tashmë ka paralajmëruar se nuk dëshiron të shohë përsëri incidente të ngjashme në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )