Haaland mund të mungojë ndaj Arsenalit

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 19:20
Haaland mund të mungojë ndaj Arsenalit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, mund të mungojë nesër në ndeshjen kundër Arsenalit.

Dyshimet vijnë pas përplasjes së tij me portierin e Aston Vilës, Emiliano Martinez.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, deklaroi se pas kontrollove mjekësore do të kuptohet nëse ai mund të luajë kundër ‘Topçinjve’.

“Ai mori një goditje të fortë dhe nuk ndihej rehat. Nuk kemi dashur të rrezikojmë dhe do të bëjmë kontrollet në ditët në vijim. Shpresojmë të jetë gati për të mërkurën, por të shohim”, tha ai.

City ka mundësinë që nesër të bëhet lider i Premier Ligës, nëse arrin të mposhtë Arsenalin në stadiumin “Emirates”.

Megjithatë, rikujtojmë se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka një ndeshje më pak.


(Kosova Sot Online)