Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante

  • S.A /
  • 15 February 2023 - 08:47
Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante

Të martën mbrëma është  rikthyer Liga e Kampionëve me fazën e eliminimit direkt apo siç njihet edhe me të tetën e finales, shkruan "Kosova Sot Online".

Bayern Munichu ia doli ta dominonte Paris Saint-Germainin në Parc des Princes, duke marrë një fitore 1-0 në udhëtim, e që në ndeshjen e dytë do ta ketë më lehtë.Fitore të madhe mori edhe Milani, që në San Siro mposhti Tottenham Hotspurin me golin e Brahim Diaz, duke shkuar në Londër me epërsinë 1-0.

Sonte, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Borussia Dortmundit dhe Chelseat, që zhvillohet në Signal Iduna Park, me Blutë që janë skuadra më e përforcuar nga afati i janarit dhe kanë kontigjent të madh lojtarësh.

Përballje tjetër është ajo në mes të Club Brugge dhe Benficas, që luhet në Jan Breydel Stadion.

Që të dy këto takime nisin nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )