Skandal në stadiumin e futbollit në Francë, teksa po luhej ndeshja, xhirojnë film me skena erotike

  • S.A /
  • 15 February 2023 - 11:53
Skandal në stadiumin e futbollit në Francë, teksa po luhej ndeshja, xhirojnë film me skena erotike

Një skandal ka shpërthyer në futbollin francez. Klubi elitar, Nice e ka bërë një denoncim tek autoritetet pas shfaqjes së pamjeve erotike, të regjistruara në tualetet e stadiumit “Allianz Riviera” gjatë ndeshjes së Ligue 1 mes Nice – Lille, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një aktore e filmave për të rritur duket se e ka pranuar sfidën e xhirimit të një skene brenda stadiumit ndërkohë që luhej ndeshja kampionale në Francë.

“RMC Sport” raporton se “Nice Eco Stadium”, kompania që e menaxhon stadium “Allianz Riviera”, ka paraqitur gjithashtu një ankesë për “lidhjen e imazhit të stadiumit me aktivitet pornografike”, përcjell “Gazeta Express”.

Tifozët e Nice e lajmëruan rastin përmes rrjeteve sociale për atë që e panën, ndërsa e alarmuan klubin për aktivitetin pornografik që po regjistrohej në ambientet e tij.

Që nga incidenti pornografik në stadiumin e tyre, skuadra në pronësi të Sir Jim Ratcliffe i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura.

Madje, edhe gjatë regjistrimit të filmit për të rritur në tualetin e stadiumit, Gaetan Laborde shënoi golin e fitores kundër Lille.

(Kosova Sot Online )