Real Madridi fiton ndaj Elches

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 23:05
Real Madridi fiton ndaj Elches

Real Madridi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Elches me rezultat 4:0 në javën e 21-të në La Liga.

Asensio hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e tetë të ndeshjes.

Benzema më pas shënoi dy gola nga penalltitë në minutat 31’ dhe 45+1’.

Më pas, Luka Modric shënoi në minutën e 80-të të ndeshjes për rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, tetë pikë prapa liderit, Barcelonës.

(Kosova Sot Online)