Atletico ka vendosur këtë çmim për largimin e Joao Felixit

  • S.A /
  • 16 February 2023 - 09:00
Atletico ka  vendosur këtë çmim  për largimin e Joao Felixit

Joao Felix është bashkuar me Chelsean në afatin kalimtar të janarit si huazim nga Atletico Madrid.Londinezët paguan 11 milionë euro për t’i marrë në huazim shërbimet e portugezit për gjashtë muaj, por që në fund të sezonit do të bisedojnë për blerjen përfundimtare, përcjell "Kosova Sot Online".

Megjithatë përkundër se ndihet mirë në Londër, Joao Felix ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Rerezentuesi portugez nuk dëshiron të rikthehet në ‘Wanda Metropolitano’ pasi nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Diego Simeone.

Atletico Madrid ka vendosur pta shes në fund të sezonit Joao Felixin dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Colchoneros duan 80 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Chelsea shihet si favorite për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, por në garë janë edhe Barcelona, PSG dhe Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online )