Di Maria me mesazhe kriptike

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 22:20
Di Maria me mesazhe kriptike

Angel Di Maria ka treguar se ai nuk ka “folur me Juventusin” për një kontratë të re dhe nënvizoi qëllimet e tij me skuadrën dhe Kombëtaren e Argjentinës

Sulmuesi anësor 35 vjeçar nuk ka pasur një sezon të thjesht në kryeqytetin e Piedmontit, gjë që ka frustruar tifozët me paraqitjet anonime dhe mungesën e përkushtimit në lojë sikurse në Botërorin e Katarit.

Prej që e ka ngritur titullin me Argjentinën, Di Maria ka treguar shenja pozitive në Torino, duke shënuar dy gola dhe bëri dy asiste me Juventusin në pesë ndeshjet e fundit në ligë.

Duke folur për ESPN Argjentina, Di Maria së pari diskutojë të ardhmen e tij në Europë pas këtij sezoni.

“Nuk kam preferenca. Jam shumë i lumtur këtu. Klubi ka disa probleme, kohëve të fundit nuk ka pasur shumë bisedime për rinovim. Nuk kam biseduar me Juventus, jo me klubet e tjera”.

“Vetëm përpiqem të mendoj për lojën dhe ta tregoj vlerën time në çdo ndeshje, mandej të shohim çfarë të ndodh”.

Ai po ashtu ka reflektuar për finalen e Botërorit dhe takimin me Francën.

“Nuk besoj që ne do t’i kalonim tërë këto, pas një pjese të parë spektakulare. Dukej si diçka e rreme. Gjithçka që ndodhi në këtë finale ishte i jashtëzakonshme”.

“Të jesh në penallti dhe të përfundosh me tërë atë fat. Montiel i cili ka goditur 16 penallti në karrierën e tij dhe i ka shënuar 16 të tilla, por nëse ai nuk do të shënonte atë ditë çfarë do të bënim? Është fat”.


(Kosova Sot Online)