Erik ten Hag shpjegon atë që u tha tifozëve të Man United pas ndeshjes me Leicesterin

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 14:01
Erik ten Hag shpjegon atë që u tha tifozëve të Man United pas ndeshjes me Leicesterin

Erik ten Hag ka shpjeguar se çfarë u tha tifozëve të Manchester United pasi u pa duke bërë me gisht drejt Stretford End pas fitores 3-0 ndaj Leicesterit. Djajtë e Kuq fituan atë takim falë dy golave nga Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas përfundimit të ndeshjes që u zhvillua të dielën pasdite, u shfaqën pamjet e Erik ten Hag duke dhënë një mesazh për tifozët që qëndruan për të duartrokitur lojtarët dhe stafin.Dhe në intervistën e tij pas ndeshjes, ish-trajneri i Ajaxit u pyet për atë që u tha tifozëve përpara se të shkonte në tunelin e Old Trafford.

“Unë thashë ejani të enjten”, deklaroi Ten Hag. “Është një lojë e madhe, sigurohuni që të jeni atje dhe ne mundim Barcelonën së bashku”. Strategu 53-vjeçar shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të tifozëve. 

“Falënderoj tifozët për besimin e tyre tek unë. Ndihem i përkushtuar në këtë klub, më pëlqen të jem këtu, por nuk është në dorën time”.

“Ajo që unë mund të ndikoj është performanca e kësaj skuadre dhe do të jap gjithçka për të performuar sa më mirë dhe për t’i kaluar kufijtë e pritshmërive”, ka shtuar më tej holandezi. 

(Kosova Sot Online )