Martinez pritet të jetë portieri më i shtrenjtë në botë

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 16:45
Martinez pritet të jetë portieri më i shtrenjtë në botë

Emi Martinez raportohet se dëshiron të largohet nga Aston Villa për të luajtur për një klub në Ligë të Kampionëve dhe kjo do ta bënte atë portierin më të shtrenjtë në botë

Portieri i Argjentinës, i cili ndihmoi vendin e tij për ta fituar Botërorin në Katari 2022, ka bërë që të rritet çmimi i tij prej kohës që u largua nga Arsenali për në Villa Park më 2020. 30 vjeçari enigmatik ka luajtur vazhdimisht në Premier Ligë, ka fituar po ashtu Copa Amerika me Kombëtare dhe tani dëshiron që ta testojë vetën edhe në nivele të larta të futbollit në Ligën e Kampionëve.

Daily Mail raporton që Martinez mund të shtyjë për një largim për në verë nga Aston Villa, pavarësisht që ka kontratë me ta deri më 2027 – me një kontratë ku fiton 100 mijë funte në javë, duke e bërë atë futbollistin që fiton më pagën më të lartë në skuadër.

Villa është në pozitë të mirë kur është në pyetje negociatat për transfer dhe pritet se një shitje nga ata do ta bënte portierin me shifrën më të madhe që është transferuar ndonjëherë ndonjë portier në planet- listës për momentin i prin ylli spanjoll Kepa Arrizabalaga i cili kaloi në Chelsea më 2018 për 71 milionë funte (afër 90 milionë euro).


(Kosova Sot Online)