Kroos i gatshëm të startojë për Real Madridin

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 19:18
Kroos i gatshëm të startojë për Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është i gatshëm për ndeshjen e Los Blancos në Ligën e Kampionëve me Liverpool pavarësisht se nuk ishte i pranishëm në skuadrën e parë

Mesfushori gjerman pritej që të mungonte në këtë ndeshje shkaku i një virozë në gastroenteritis, e cila gjë bëri që ai mos të luajë në ndeshjen e Madridit kundër Ossasunas të shtunën.

Megjithatë, pritet që ai të rikuperohet në kohë dhe të jetë në dispozicion për të qenë titullar sonte, sipas një deklarate që ka bërë klubi.

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve do të jenë prapë pa mesfushorin defansiv, Auerelien Tchouameni, i cili pritet të mungojë në ndeshjen e parë për shkak të një sëmundje të panjohur. 


(Kosova Sot Online)