Karim Benzema e komenton “pushtimin” dhe përmbysjen e mbrëmshme të Liverpoolit

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 08:32
Karim Benzema e komenton “pushtimin” dhe përmbysjen e mbrëmshme të Liverpoolit

Karim Benzema ishte protagonist i Real Madridit në fitoren e thellë ndaj Liverpoolit me rezultat 5:2.

Sulmuesi francez i realizoi dy gola, njëjtë si Vinicius Junior, ndërsa një tjetër e shtoi Eder Militao në “pushtimin” dhe përmbysjen e “Anfield Road”, ndërsa gola të pamjaftueshëm për “Reds” realizuan Darwin Nunez dhe Mohamed Salah, shkruan "Kosova Sot Online".

E pas ndeshjes, Topi i Artë e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e përshëndetur lojën e ekipit, ndërsa qysh tash po mendon për ndeshjen e kthimit.

“Çfarë nate. Mjaft krenar me ekipin. Shkojmë përpara. Shihemi në Bernabeu. Alhamdulillah. Hala Madrid”, ka shkruar përfaqësuesi i deridjeshëm francez.Reali e bëri një hap përpara drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka krijuar një kapital prej tre golash para duelit të “Santiago Bernabeut”, që do të luhet kah mesi i muajit mars.

Edhe në këtë sezon, trupa e Carlo Ancelottit është njëra prej favoriteve kryesore për ta fituar trofeun e Championsit. 

(Kosova Sot Online )