Me qeverisjen e Shqipërisë nga Edi Rama, fituesin e zgjedhjeve e përcaktojnë bandat e kokainës

Me qeverisjen e Shqipërisë nga Edi Rama, fituesin e zgjedhjeve e përcaktojnë bandat e kokainës
Me qeverisjen e Shqipërisë nga Edi Rama, fituesin e zgjedhjeve e përcaktojnë bandat e kokainës

Nexhat Haziri

  • 22 February 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Skandali me çështjen “Mcgonigal” në të cilin është përshirë edhe kryeministri Rama, është normal për një vend si Shqipëria, pa çka që përbën edhe paradoksin në anën tjetër, kur ky vend ka hapur bisedimet për anëtarësim në BE. E them normal për shumë arsye, ku sot Shqipëria akoma po vuan në një tranzicion të tej zgjatur ku shteti është kapur nga një qeverisje e kriminalizuar me një despot si Edi Rama që Shqipërinë e ka shndërruar në një pronë të tij private dhe vazhdon të bëjë çfarëdo që dëshiron më të.

-Shqipëria sot është një vend, ku bandat luftojnë mes veti sikur shteti të mos ekzistoj, ku mediet kontrollohet rreptësisht nga një njeri si Edi Rama, ku qeverisjen apo fituesin e zgjedhjeve e përcaktojnë ata që e kontrollojnë tregun e kokainës, bosët që e kontrollojnë portin e Durrësit dhe anijet që vijnë me kokainë dhe heroinë nga Ekuadori dhe Kolumbia, ku çdo i dyti qytetar në këtë vend , perspektivën e tij e sheh vetëm duke ikur nga vendi, ku reformat në drejtësi dhe në respektim të ligjit janë vetëm farsa ditore pa ndonjë rezultat konkret, ku keshi i parave qarkullon më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës dhe iu ngjason shteteve si Kolumbia e Ekuatori. Pra kjo është tabloja reale e Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës dhe partisë socialiste.

Si duket i vetmi kriter që Brukseli e ka vlerësuar te Tirana zyrtare për të cilën edhe është shpërblyer me hapjen e negociatave për anëtarësim, ka qenë indiferenca e qeverisë shqiptare në Tiranë në raport me zhvillimet politike në raport me shqiptarët jashtë Shqipërisë, duke filluar me Kosovën, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, dhe në Luginën e Preshevës, e që në fakt kjo indiferencë ka bërë që shqiptarët të mos jenë faktor në Ballkan dhe mos të merren shumë seriozisht nga qendrave e mëdha të vendosjes ndërkombëtare. Në këtë drejtim, një rol negativ për vendin ka luajtur edhe opozita e përçarë e cila po e ndihmon Edi Ramën për të vazhduar sundimin e tij në Shqipëri dhe dyshojë shumë që edhe skandalin Mcgonigal në të cilën është përfshirë kryeministri Rama, do të mund ta materializojë për largimin Edi Ramës nga pushteti.

Në anën tjetër nuk mund të flasim për një presion qytetar pasi shoqëri civile ka kohë që nuk ekziston në Shqipëri, pa marrë parasysh emrat e disa OJQ-ve që bëjnë zhurmë vetëm sa për ta tërhequr vëmendjen e politikës në këtë rast të qeverisë së Edi Ramës për t'ua hedhur ca lekë dhe më pas gjithçka është në paqe. Thënë në përgjithësi që Shqipëria me këtë klase politike, duket të jetë e pashpresë për një perspektivë të një shteti normal, demokratik dhe me sundim të rendit dhe ligjit ku krimi dhe korrupsioni në majat e shtetit vazhdon të jetë i pa ndëshkuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".