Jorginho zbulon se Xhaka e thirri në darkë

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 14:59
Jorginho zbulon se Xhaka e thirri në darkë

Mesfushori i ri i Arsenalit, Jorginho ka zbuluar se Granit Xhaka e kishte ftuar atë në darkë pasi u ishte bashkuar “Gunners”, përkundër marrëdhënieve të ftohta në mes tyre kur ishin kundërshtarë.

Përfaqësuesi italian iu bashkua ekipit nga “Emirates Stadium” gjatë janarit, ndërsa partner në mesfushë tash e tutje do ta ketë futbollistin kosovar.

Kur u pyet nëse ishte i lumtur me bashkëlojtarët e rinj, Jorginho e lavdëroi përfaqësuesin zviceran për natyrën e tij jashtë fushës së blertë.

Dyshja kishin ngrënë darkë menjëherë pas transferimit të Jorginhos në Arsenal, ndërsa ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut kishte vendosur të paguante vetë.

(Kosova Sot Online)