Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 08:51
Sot zhvillohen dy takime interesante në  Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje tjera në  Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 21-të, shkruan "Kosova Sot Online". 

Të mërkurën u zhvilluan tri takime, ndërsa sot janë në orar dy tjera për ta mbyll xhiron e rregullt në kampionatin elitar të Kosovës. Dy takimet e ditës së sotme janë interesante dhe pikët vlejnë shumë për secilën skuadër në këtë fazë të kampionatit.

Kampioni aktual, Ballkani udhëton te Trepça ’89 dhe pret fitore në “Riza Lushta” për ta rikthyer përsëri pozitën e parë, ndërsa vendasit duan t’i ikin zonës së rrezikshme.

Në takimin tjetër, Dukagjini pret Llapin në “18 Qershori” dhe dy ekipet duan fitore pasi tri pikë do t’i dërgonin në pozitën e katërt, pozitë që me shumë gjasa i dërgon në Evropë.

Dy ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online )